Google ADS

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tetë të lënduar

23:22 | 21 Korrik 2024
E.H

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në kilometrin e 40-të të autostradës “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i policisë së Kosovës.

Hoxha tha se në aksident ishin të përfshirë katër vetura.

“Rastet të tilla të aksidenteve shpesh po rezultojnë me fatalitet andaj apelojmë tek drejtuesit e automjeteve të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat ne trafik. Policia me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa rigoroze ndaj kundërvajtësve që shkelin rregullat në trafik”, tha Hoxha./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme