Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 13:15 në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren-Suharekë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha tha se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërkaq të lënduarit kanë pranuar ndihmë mjekësore.
“Njësitet kompetente policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe hetimet janë duke u zhvilluar për identifikimin e shkaktarëve të këtij aksidenti”, ka thënë Hoxha.
Ai ka apeluar te pjesëmarrësit në trafik, në veçanti te drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, në mënyrë që të ketë sa më pak aksidente rrugore.
“Policia po punon në vazhdimësi me njësitet e saj në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të implementimit të ligjit të trafikut dhe ndëshkimin e kundërvajtësve që bien ndesh me rregullat në trafik apo paraqesin rrezik për pjesëmarrësit tjerë”, ka përfunduar Hoxha./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...