Google ADS

Aksident në aksin rrugor Klinë-Gjakovë, lëndohet një person

15:26 | 26 Shkurt 2022
L G

Një person ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Gjakovë – Klinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurka për arbresh.info ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur te vendi i quajtur Kodra e Meqës rreth orës 11:30.

“Aksi rrugor Kline -Gjakovë rreth orës 11:30 të vendi i quajtur Kodra e Meqës ka ndodhur një aksident trafiku. Një person ka mbetur i lënduar”, tha Gjurkaj.

I lënduari sipas tij, ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.

Deri të aksidenti sipas tij, ka ardhur si pasojë e marrjes së përparësisë në ballkalim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme