Aksident në aksin Kukës–Morinë, dy gra të plagosura

18:46 | 10 Janar 2019
Arbresh.info

Moti i keq ka shkaktuar aksidentin e parë për ditën e sotme në rrugën Kukës- Morinë. Një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë dy gra kanë mbetur të plagosura. Ato ndodhen në spitalin e Kukësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë dëbora dhe prezenca e shtresave të akullit në rrugë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme