Google ADS

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë, lëndohen dy persona

19:08 | 4 Qershor 2024
E.G

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën “Afrim Zhitija”.

Kështu bëri të ditur për Arbresh.info, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 16:30, në rrugën ” Afrim Zhiyia”në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.”, konfirmoi ajo.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut.”, tha ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme