Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti në Vushtrri, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë tri vetura me drejtues dy burra e një grua.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa kanë filluar hetimet për shkaqet e aksidentit.
“Rr. Nacionale Mitrovicë-Prishtinë, Vushtrri 14.03.203-14:40.Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshira kanë qenë tri automjete me targa vendore dhe me drejtues dy meshkuj dhe një femër kosovare. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe dy pasagjerë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./arbresh.info/
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...