Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohet një person

17:18 | 23 Shtator 2022
E.H

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes tri veturave në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ku ka mbetur një person i lënduar.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 15:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore po merren me aksidentin”, ka thënë Krasniqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme