Google ADS

Aksident mes tri veturave në qendër të Prishtinës, lëndohen dy persona

14:52 | 18 Korrik 2024
E.H

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave që ka ndodhur sot në rrugën “Dëshmorët e kombit ” në Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja për media në Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e kombit ” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme