Aksident mes tri veturave në Mitrovicë, lëndohet një person

18:02 | 14 Gusht 2024
E.H

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën Jugore.

Si pasoj e aksidentit, një person është lënduar dhe ka marr tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Fexhrije Pllana, nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut

“Sot rreth ores 10:50, ne rrugen ,, Mbretresha Teute” ka ndodh nje aksindent trafiku ne mes tri veturave civile, njeri nga shoferet ka kerkuar trajtim mjeksor, te cilin edhe e ka marr ne spitalin rajonal mitrovice, pas marrjes se tratimit mjeksor, eshte liruar, rasti eshte duke u trajtuar si aksident trafiku me lëndime”, tha Pllana./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme