Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në Shakovicë.
Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes janë të përfshira tri vetura derisa njëra ka përfunduar në një kanal. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, ndërsa ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Si pasojë e kësaj përplasjeje, kaosi dhe kolona të gjata janë krijuar përgjatë kësaj magjistraleje. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 55 aksidente, ku sipas Policisë së Kosovës, 25 kanë përfunduar me të lënduar. Policia e Kosovës ka bërë apel tek shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.
Gjithashtu, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë lansuar ditë më parë fushatën vetëdijësuese “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”, me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafik.
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...