Katër persona kanë marrë lëndime të rënda trupore sot në një aksident trafiku në autostradën drejtim Prishtinë – Fushë Kosovë.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, shkruan arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info, Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Hoxha ka shtuar se në aksident janë përfshitë tri vetura.
“Me datë 16.02.2020. Rreth orës 11:30 ne autostradë drejtim Prishtinë – F. Kosovë kilometri i fundit para daljes së autostradës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë te perfshira tri automjete dhe sipas informatave fillestare , lëndime të rënda kanë marr katër persona. Në vendin e ngjarjes janë thirr njesitë policore dhe ato te emergjencês. Pas raportimeve nga kompetentet do te merrni informacionet tjera”, ka thënë Hoxha./arbresh.info/
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq