Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti mes tri veturave në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 17:00 në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali
Futbollistët e Dritës shpërndajnë dhurata për fëmijët në Gji...
Festa e Krishtlindjeve, Osmani viziton kampin Bondsteel bash...