Aksident mes tre veturave në Suharekë, lëndohen tre persona

19:35 | 11 Mars 2024
E.G

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në hyrje të Suharekës.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Sot me date 11.03.2024, rreth orës 17:40 është raportuar për një aksident trafiku në hyrje të Suharekës. Në aksident janë përfshirë tre vetura. Përveç dëmeve materiale së paku tre persona kanë marr lëndime trupore.”, ka thënë  Bytyqi./Arbresh.info/

Të ngjashme