Aksident mes pesë veturave në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, lëndohen tre persona

21:30 | 25 Shtator 2024
E.G

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti e cila tha se në këtë aksident janë përfshirë pesë automjete.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona.”, konfirmoi ajo.

Ahmeti tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme