Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti në Rrugën C në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë dy këmbësor dhe pesë automjete, tri kanë qenë në lëvizje dhe dy të parkuara.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se përveç të lënduarve ka edhe dëme materiale.
“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe 5 automjete ( tri automjete kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Arbresh.info
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...