Google ADS

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

20:58 | 20 Tetor 2024
E.G

Një aksident mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur rreth orës 19:20 në Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës e cila tha se motoçiklisti është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 19:20, në rrugën “Ahmet Haxhiu” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti).

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut.”, tha ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme