Aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, lëndohen katër persona

20:14 | 8 Maj 2024
E.G

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.

Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar ëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se të lënduarit ishin pasagjerë të autobusit.

“Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një veturë dhe një autobus) të cilat kanë qenë në lëvizje”, tha Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona (pasagjerë në autobus).”, shtoi ajo.

Ndër të tjera ajo tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./Arbresh.info/

Të ngjashme