Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti në trafik në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Gllaviqice.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.
“Rreth orës 19:05 policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, fshatin Gllaviqicë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Lëndimet nuk janë serioze”, ka thënë Gashi.
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...