Google ADS

Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar

10:33 | 26 Prill 2024
R J

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturave sot në mëngjes në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj.

“Rreth orës 08:15, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në ‘Veternik’ të komunës së Prishtinës”, ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./Arbresh.info/

Të ngjashme