Google ADS

Aksident mes kamioni dhe një veture në autostradën Suharekë – Duhël, lëndohet një person

15:54 | 4 Tetor 2024
R J

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën Suharekë – Duhël.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës tha për Arbresh.info se një person është lënduar në aksident.

“Bazuar në informacionet e para ju informojmë se, rreth orës 14:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, drejtimi Suharekë-Duhël (km i 39). Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Kelani.

Kelani shtoi tutje se njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin./Arbresh.info/

Të ngjashme