Aksident mes dy veturave në Veternik, lëndohen tre persona

15:37 | 27 Gusht 2021
Arditë Shkodra

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes dy veturave në Veternik të Prishtinës.

Si pasojë mbetën të lënduar tre persona.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Gashi.

Ahmeti ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30 dhe tre personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 14:30 në Veternik, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka njoftuar Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme