Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur të mërkurën në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë përkatësisht në fshatin Stantërg.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa personat e përfshirë nuk dihet nëse kanë pësuar lëndime të rënda.
Zahiti bëri të ditur se aksidenti rreth orës 14:00.
“Aksident trafiku me lëndime, i shkaktuar sot rreth orës 14:00 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në fshatin Stantërg, në aksident janë përfshirë dy vetura civile, ku përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar nëntë (9) persona”, ka thënë Zahiti./Arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...