Google ADS

Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë

17:53 | 19 Mars 2024
E.H

Dy vetura janë përfshirë në një aksident trafiku sot rreth orës 15:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshatin Koreticë).

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi për media i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Koreticë). Në aksident janë përfshirë dy vetura. Nga aksidenti nuk ka të lënduar”, tha Hoxha./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme