Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Prugovc të Prishtinës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti tha se në aksident janë të përfshira dy automjete.
“Rreth orës 07:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. “Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona”, tha Ahmeti.
Ndërsa shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...