Aksident mes dy veturave në Prishtinë

15:08 | 28 Tetor 2022
A. B.

Një aksident ka ndodhur mes dy veturave në qendër të Prishtinës saktësisht në rrugën “Agim Ramadani”.

Lexuesi i arbresh.info ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se aksidenti fatmirësisht ka përfunduar vetëm me dëme materiale.

Përndryshe, sot kjo rrugë gjatë gjithë ditës ka qenë e ngarkuar pasi trafiku ishte zhvilluar vetëm në një drejtim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme