Google ADS

Aksident mes dy veturave në Poklek të Drenasit, lëndohen dy persona

22:40 | 26 Gusht 2024
E.G

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Poklek të Drenasit.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës.

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Poklek të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar dy persona.”, ka thënë ajo.

Ahmeti bëri të ditur se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./Arbresh.info/

Të ngjashme