Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Krushevë të Vogël në Klinë, ku janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar pesë persona.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cila tha se të lënduarit janë dërguar në spitalin e Pejës, ndërsa një prej tyre është dërguar në QKUK.
“Rreth orës 11:50 policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Krushevë e Vogël komuna e Klinës. Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident, ku për pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërkaq njëri prej tyre për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK”, tha ai./Arbresh.info
Rezi: Të premten del Gresa
Austin: Ekzistojnë prova për dërgimin e trupave koreano-veri...
“Në BE, në 2030”, Rama: Shqipëria zgjohet dorë për dore me B...
Hovenier bën thirrje për proces të hapur e gjithëpërfshirës ...
Kurti në takim me përfaqësuesin e mbi 20 milionë bizneseve
“Fanatikët e BE janë në Shqipëri”, Rama: Na pres...