Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti që ka ndodhur sot pasdite në fshatin Grabanicë të Klinës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova shtoi se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe të lënduarit fillimisht janë dërguar në QKMF në Klinë e më pas ne emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 14:55, Policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Grabanicë-Klinë. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 (gjashtë) persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Rugova.
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...