Një person ka mbetur i lënduar si pasoj e një aksidenti trafiku mes dy veturave në magjistralen Prishtinë- Komoranë, saktësisht në fshatin Korroticë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Blerina Ejupi.
Ejupi tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40 dhe i lënduar ka pranuar tretman mjekësor.
“Policia e Kosoves rreth orës 16:40 ka pranuar informate se në Korroticë të epërme ka ndodhur aksident trafiku me lëndime, ku te perfshira kanë qene dy automjete. Si pasojë një person ka pranuar tretman mjekesor, gjendja e te cilit per momentin eshte stabile”, tha Ejupi.
Njësitet relevante janë duke u marr me rastin./Arbresh.info
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror