Google ADS

Aksident mes dy veturave në Deçan, lëndohen tre persona

15:42 | 17 Mars 2024
E.H

Tre persona janë lënduar si pasoj e një aksidenti në fshatin Carrabreg i Epërm i Deçanit.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave ndërsa viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Në ora 13:54 është njoftuar policia, në fshatin Carrabreg i Epërm për një aksident mes dy automjeteve, ku tre persona kane pësuar lëndime të lehta”, tha Gashi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme