Aksident mes 3 veturave në Klinë, lëndohen 4 persona

19:39 | 6 Mars 2020
Arditë Shkodra

Një aksident ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Dollc të Klinës, ku si rezultat kanë pësuar lëndime trupore 4 persona.

 

Në këtë aksident janë përfshirë 3 vetura.

 

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Xhevat Ibra nga Policia e Kosovës.

 

“Një aksident ka ndodh në fshatin Dollc të Klinës ku janë përfshirë tri vetura dhe katër persona janë lënduar, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Ibraj./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme