Një aksident i rënd trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci duke dhënë më shumë detaje nga ky aksident.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku ne rrugën Prishtine -Fushe Kosove. Ne aksident kane qene te përfshira një furgon me targa te Republikës se Kosovës dhe një motoçiklete”, ka thënë Borovci.
Nga ky aksident ka pësuar lëndime të rënda ngasësi i motoçikletës.
“Si pasoje e aksidentit lëndime te renda trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës i cili është dërguar ne QKUK për tretman mjekësor ndërkohe qe me urdhër te prokurorit te shtetit ngasësi i furgonit është shoqëruar ne polici”, ka shtuar Borovoci.
Ndërsa njësia rajonale e trafikut është duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti./Arbresh.info
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit