Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ku i cili fatkeqësisht ka përfunduar me vdekjen e një personi.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona.Lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë .Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.
Tutje, bëhet e ditur se personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, dhe policia po heton rastin.
“Ndërkohë që e lënduara tjetër, ngasësja e automjetit është dërguar për tretman mjekësor.Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...