Aksident me fatalitet në Prishtinë, policia tregon detajet

09:26 | 29 Shtator 2020
Arbresh.info

Gjatë ditës së djeshme një person është goditur për vdekje me veturë nga një person tjetër.

Rastin e aksidentit për arbresh.info e ka bërë edhe zëdhënësja e policisë për rajoni e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Kurse në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se viktima ka ndërruar jetë pasi që nuk ka mundur të ju përballoj lëndimeve trupore.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa po drejtonte automjetin e tij ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Rreth orës 22:35 viktima ka ndërruar jetë në repartin intensiv”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion./arbresh.info/

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme