Google ADS

Aksident me fatalitet në Liqenin e Badovcit, Haradinaj: Lajm i trishtë, Policia t’i zbardhë rrethanat e këtij rasti

12:04 | 6 Tetor 2024
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në rrugën Gjilan-Prishtinë, saktësisht në Liqenin e Badovcit, ku humbën jetën tre persona.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të zbardh rrethanat e këtij rasti.

“Humbja e jetës së tre qytetarëve në Liqenin e Badovcit është një lajm i trishtë. Kërkojmë që Policia të zbardhë rrethanat e këtij rasti. Ndajmë dhembjen me familjet që humbën të dashurit e tyre. Zoti i forcoftë në këto momente shumë të vështira për ta!”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info

Lexo edhe:

Aksident me fatalitet në rrugën Gjilan – Prishtinë, vdesin tre persona

Të ngjashme