Një aksident me fatalitet ka ndodhur rreth orës 17:15 në fshatin Krushë e Madhe.
Të përfshirë në këtë aksident kanë qenë një automjet dhe një këmbësor, shkruan Arbresh.info/
Si pasojë e këtij aksidenti, ka ndërruar jetë këmbësori.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj bëri të ditur për Arbresh.info se në lidhje me këtë rast, është arrestuar shoferi i automjetit.
“Rreth orës 17:15 është raportuar aksident trafiku në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një këmbësor (mashkull i moshës madhore). Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, nga jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Shoferi i automjetit, i dyshuar për përfshirje në aksident, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje”, tha Elezaj./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...