Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Doberllukë.
“Rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, shoferi i veturës ka vdekur në vend”, tha Zahiti.
Më tej, Zahiti bëri të ditur se viktima është i moshës rreth 60-vjeçare, teksa shtoi se njësitet policore po i zhvillojnë hetimet për shkaqet e aksidentit./Arbresh.info/
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...