Një person ka humbur jetën si pasoj e një aksidenti trafiku mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Pejë saktësishtë në Bresje.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti.
“Me datën 30.01.2024 rreth orës 07:23 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë (Bresje). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF. Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e autostradës. Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zyrtar të lartë nga Divizioni i trafikut, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante”, tha Mehmeti./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...