Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën e Kombit, mbrëmjen e sotme, në aksin Milot- Kukës, pranë urës në fshatin Skuraj.
Bëhet me dije se janë përplasur pesë makina dhe një prej tyre trajler. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesit i trajlerit, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Dyshimet e para janë se ky aksident ka ndodhur për shkak të ngushtimit të rrugës, ku po kryhen punime në ndarëset e urave përgjatë këtij segmenti nga firma mirëmbajtëse./abc news/
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...