Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në Mitrovicë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se nga aksidenti ka humbur jetën R.A. 20vjeçar, ndërsa, i lënduar ka mbetur drejtuesi i automjetit, i cili po trajtohet në QKUK.
“Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mospërshtaja e shpejtësisë, humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit BMW, me ç’ rast automjeti del jashtë rrugës ku rrotulliset disa herë”, ka thënë Zahiti.
Sipas tij, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.
Zahiti ka potencuar se policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, për kujdes dhe vigjilencë të shtuar, duke respektuar të gjitha rregullat dhe dispozitat ligjore.
Fotot: Arkiv
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...