Google ADS

Aksident i rëndë trafiku tek zona Industriale në Suharekë, lëndohen dy persona

11:40 | 22 Qershor 2024
E.K

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy automjeteve në Zonën Industriale në Suharekë, ku la të lënduar dy persona.

Lajmin për Arbresh.info e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Në zonën Industriale në Suharekë ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit. Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor i rajonit të Prizrenit, për të zbardhur detajet se si erdhi deri të aksidenti”, tha Gashi./Arbresh.info