Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë, raportohet për të lënduar

18:42 | 31 Tetor 2023
E.K

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

Sipas saj thuhet se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe dy automjete.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut’, njoftoi Ahmeti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme