Google ADS

Aksident i rëndë trafiku në rrugën “Skenderaj Mitrovicë”, ka të lënduar

22:09 | 11 Gusht 2017
Arbresh.info

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Skenderaj Mitrovicë” të fshatit Klin e mesme.

Nga një lexues i Indeksonline që ka dërguar fotografi në redaksi mësojmë se dyshohet të jenë lënduar disa viktima, poashtu edhe dëme material të konsiderueshme.

Ndërkaq në vend të ngjarjes nga pamjet e këtij aksidenti shihet të kenë dalë edhe njësiti rrugor i policisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme