Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në magjistralen Gjakovë – Klinë, më saktësisht në fshatin Mrasor.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka konfirmuar për RTKlive se në këtë aksident janë lënduar shtatë persona.
“Rreth orës 21:20 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, shtatë persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka theksuar Elezaj.
Ai tutje ka thënë se rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë.
Parashikimi i motit për sot
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë