Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në magjistralen Gjakovë – Klinë, më saktësisht në fshatin Mrasor.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka konfirmuar për RTKlive se në këtë aksident janë lënduar shtatë persona.
“Rreth orës 21:20 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, shtatë persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka theksuar Elezaj.
Ai tutje ka thënë se rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë.
Koreja e Veriut teston një raketë gjatë vizitës së Blinkenit...
Sot dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë hidhen për t...
Gruaja e Valon Behramit u shpall “Sportistja e vitit 2024” n...
Gjermania prezanton planet për refugjatët nga Siria
Berisha pritet të paraqitet në SPAK, demokratët protestë jas...
Policia shqiptoi 1535 gjoba trafiku për 24 orë