Aksident i rëndë trafiku në Llapushnik (FOTO)

20:31 | 5 Korrik 2017
M. A.

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, respektivisht në Llapushnik të Drenasit.

Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vendin e aksidentit menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës të cilët kanë kryer procedurat e nevojshme.

Nuk ka informacione për viktima dhe as persona të lënduar.

aksident 19873787-10154791457432218-1133385723-n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme