Google ADS

Aksident i rëndë të “Ura e Pozharit”, dyshohet për të lënduar

15:55 | 3 Gusht 2022
A. B.

Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur tek “Ura e Pozharit” në Deçan, ku një veturë është rrokullisur dhe ka rënë në kanal.

Lexuesi i portalit arbresh.info ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, ku sipas tij në këtë aksident janë lënduar rëndë  disa persona.

Shkak i aksidentit thuhet të ketë qenë shpejtësia e pa përshtatur në këtë rrugë lokale.

Arbresh.info është në pritje të informacioneve nga policia e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme