Aksident i rëndë në Vushtrri, lëndohen 10 persona

13:01 | 4 Nëntor 2018
Arbresh Info

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Studime e Ulët të komunës së Vushtrrisë, është raportuar për një aksident trafiku me lëndime.

Të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura me targa vendore.

Lëndime kanë pësuar 10 persona. Të njëjti kanë marrë ndihmë mjekësore.

Me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme