Një aksident i rëndë trafiku ndërmjet dy veturave njëra me targa vendore e tjetra me targa të Francës ka ndodhur në fshatin Dubravë të Suharekës. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona një femër dhe një mashkull (familjarë), si dhe kanë mbetur të lënduar dy fëmijë. Fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën, raporton Gazeta Express.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Ka ndodhë një aksident ndërmjet dy veturave, njëra me tabela të Kosovës njëra me tabela të Francës, dy persona kanë ndërruar jetë – ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Viktimat janë njëri mashkull dhe tjetra femër, mosha 37-38 vjeç. Në aksident janë lënduar edhe dy fëmijë ata janë jashtë rrezikut për jetën”, tha Policia për Gazetën Express.
Vetëm në 24 orët e fundit Policia ka shqiptuar 1855 tiketa në komunikacion. Gjatë kësaj periudhe kohore Policia ka konfirmuar se kanë ndodhur 87 aksidente në trafik, prej tyre një përfundoi me fatalitet. 31 aksidente përfunduan me të lënduar, kurse 55 pa të lënduar.
Policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.
“Përjetova paralizë gjumi”, Sara tregon historinë e frikshme...
Rama: Shkolla 9-vjeçare “Irakli Bozo” po rilind ...
Sulmi ajror rus në ndërtesë banimi në Harkiv vret një fëmijë...
Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike ndërkontinentale
Droni i dytë brenda natës në shtëpi, kësaj radhe për Gresën
SHBA: Irani nuk duhet t’i përgjigjet hakmarrjes së Izr...