Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e aksidentit të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Lajmin për arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha, thotë se aksidenti me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
“Me datë 04.10.2020 rreth orës 03:50, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, është shkaktuar një aksident trafiku rrugor, ku është përfshirë një automjet në lëvizje. Raportohet se një person mashkull kosovar ka humbur jetën dhe një tjetër ka marr lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK”, ka thënë Hoxha.
Ai, ka bërë apel tek gjithë shoferët që të kenë kujdes.
“Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent gjate drejtimit të automjeteve, sepse vetëm duke shtuar kujdesin dhe respektuar rregullat ne trafik mund të evitohen rastet e tilla tragjike të humbjes së jetëve njerëzore”, ka thënë Hoxha./arbresh.info.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...